Pas Foltores, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së se opozita do të vijojë me protesta të fuqishme.
“Ndaj dhe ne në një dialog intensiv me shqiptarët duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi“, u shpreh kreu i PD-së.
Teksa iu referua abuzimeve me tendera të zv.kryeministres Belinda Balluku dhe kundërshtimit të kryeministrit Rama ndaj vendimit te GJKKO-së për pezullimin e Ballukut nga detyra, Berisha tha se ka ardhur koha që opozita të organizojë protesta të fuqishme.
Sali Berisha: Ku ja heq Rama imunitetin Belinda Ballukut? Ky më parë rrëzon mandatin e tij se sa i heq imunitetin asaj, sepse ajo bëhet e penduar fill. Ajo është një, mos e pyet, një shtet të tërë te këmbët e veta e ka në mënyrëm më të paimagjinueshme…Ndaj dhe ne në një dialog intensiv me shqiptarët duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vend.





