Shqipëria është lider në rajon në fushën e Prokurimeve Publike, ku sipas Këshillit të Bashkimit Europian nuk ka më asnjë detyrim për të plotësuar në kuadër të procesit të negociatave, por ka vetëm piketa përmbyllëse.
Sot në 30 vjetorin e Prokurimeve Publike, kryeministri Edi Rama tha se progresi në luftën ndaj korrupsionit do të jetë i padiskutueshëm
Fjala e Ramës:
Erdha me kënaqësi se është një transformim rrënjësor, i cili duhet të vihet në pah. Tregojnë vullnetin e shtetit për të luftuar me problemin e madh e të trashëguar të korrupsionit dhe nuk tregojnë se në këtë luftë progesi është i diskutueshëm sepse në fakt progresi është i padiskutueshëm. Pasqyrat e të dhënave kanë një dallim shumë të dukshëm me ato të deri disa viteve më parë. Është një rezultat i një pune të jashtëzakonshme ku Agjencia e Prokurimeve Publike falë lidershipit të drejtores dhe skuadrës së saj ka udhëhequr një proces në të cilin edhe komisioni i prokurimit është bashkuar duke e bërë Shqipërinë të jetë një vend në këtë rajon ku sic e dëgjuam, të jetë një vend lider. Ky fakt i nënvizuar qartësisht edhe në raportin e SIGMA që e renditi Shqipërinë të parin në Ballkan për sistemin e prokurimit publik do ishte i pamendueshëm më parë.
Dua të theksoj se monitorimet e bëra nga institucionet që veprojnë për llogari të BE nuk janë raporte të natyrës të shumicës së raporteve që ne ndeshemi gjatë cdo viti, dhe bazohen në një nivel të dhënash shkencore të pamjaftueshme.
Janë raporte të bazuara në ekspertizë me integritet shumë të lartë, të bëra nga profesionistë me nivel vëzhgimi dhe të ambicies për të nxjerrë në pah cdo të metë që është shumë sfidues. Vlerësimi i bërë edhe nga SIGMA, është një vlerësim jo thjesht teknik por është vlerësim i rezultatit të një reforme të vazhdueshme të të gjithë sistemit të prokurimeve. Fakti që BE në celjen e negociatave, pati një qëndrim pozitiv në raport me këtë kapitull flet me shume se cdo koment tjetër. Janë vlerësime njerëzish që kur ulen në tryezë zemrën e kanë lënë në shtëpi. Matja e integritetit të njerëzve që janë pas këtyre procedurave është puna e tyre.
Nga ana tjetër theksoj për vazhdimin e reformës se duam të shkojmë aq lart sa na çon bekimi i teknologjisë që janë dhurata në një vend si i yni. Në kushtet e progresit linear ku bota ecte para ardhjes së teknologjisë, proceset do të ishin shumë modestë. Të gjithë e kanë dëgjuar Diellën që është bërë një fenomen botëror, ka arritur të konkurrojë Angelina Jolie.
Ajo që është shumë thjeshtë është se Diella nuk do të veprojë totalisht të pavarur, por çdo të jetë e auditusheme nga aktorët e interesuar. Cilido që do ta rishikojë manualisht procesin do të ketë mundësinë ta shikoj. Vendimin përfundimtar do ta marrë komisioni përkatës bazuar në të dhënat e Diellës.
Prokurimet janë një fushë ku njerëzit që merren me to duhen të kenë një nivelë të lartë të përgatitjes. Prokurimet kërkojnë një integritet të lartë moral dhe profesional për të bërë proceset dhe vlerësimet e duhura. Kemi luftuar duke i hequr Prokurimet nga ministritë dhe agjencitë për t’i çuar te blerjet e përqendruara që do të kthehet në një institucion të nivelit të lartë.





