Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me të rinj, deklaroi se mbi një të tretën e start up-eve në vend drejtohen ose përbëhen kryesisht nga vajza, një përqindje që sipas tij është dyfish më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian.

Ai theksoi se rreth 70% e përfituesve të programeve për sipërmarrjen janë nën moshën 29 vjeç, duke vënë në dukje rolin në rritje të të rinjve dhe veçanërisht të vajzave në zhvillimin e sipërmarrjes së re shqiptare.

“Janë 70% e atyre që kanë përfituar nga këto programe nën moshën 29-vjeç dhe 37% e këtyre Start up-eve përbëhen me shumicë nga vajza ose drejtohen nga vajza që është dyfishi i mesatares së BE dhe që provon teorinë se Shqipërinë do ta shpëtojnë gratë. E kam bindje se Shqipërinë do ta shpëtojnë përfundimisht vetëm gratë, burrat e dini se si e kam unë për merak”, tha Rama.