Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin për ankimimin e kryeministrit Edi Rama për vendimin e Gjykatës së Posaçme (GJKKO) për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si zv.kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës.
Gjykata Kushtetuese vendosi të kalojë për shqyrtim ankimin.
Bëhet me dije se 5 gjyqtarë kanë votuar pro pranimit të kërkesës së Edi Ramës, ndërkohë që 3 të tjerë kanë votuar kundër shqyrtimit të ccështjes së pezullimit të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës.





