Jo vetëm ish-deputeti i PD Ervin Salianji, por edhe anëtari i Kryesisë së PD Beslim Ahmetaj është përplasur me sekretarin e përgjithshëm, Flamur Noka.

Ahmetaj e ka akuzuar Nokën për ç’organizim të partisë, teksa ka shtuar se Salianji po i mbush sallat.

Debati

Bislim Ahmetaj: Mendoj që përgjegjësinë e ka Flamur Noka për gjithë këtë çorganizatim të organizuar që ka partia dhe mendoj se do e kemi të vështirë të na vijnë njerëz. Me këtë reagim po neglizhojmë demokratët dhe avokati i popullit është përgjegjësi e Nokës. Me Salianjin nuk kam pasur simpati se jemi përplasur por sot me lëvizjet që po bën i jap të drejtë.

Flamur Noka: Në Durrës nuk kanë qenë demokratë, Arlind Boshku dhe Tan Burgia janë zara të Dyrmishit dhe Ergysit.

Bislim Ahmetaj: Dil ti Flamur, a mbledh dot njerëz? Se ne jemi shumë të zënë si parti, mbajmë ty me makinë 100 mijë euro me kondicioner ndezur Behar e dimër. Për këtë shpenzojmë më shumë. Jo për të takuar njerëz