Skena horror u zhvilluan të shtunën pasdite në pazarin e Komotinit , para syve të klientëve që po bënin pazar në atë kohë. Sipas mediave të huaja, 5 burra dyshohen se sulmuan tre persona, dy gra dhe një burrë, për një arsye që është ende e paqartë. Njëri nga sulmuesit, duke përdorur një objekt të mprehtë, dyshohet se sulmoi një grua, duke rezultuar në plagosjen e saj. Sipas informacioneve, viktima ka një plagë në faqe.

Mediat shkruajnë se, autori u arrestua menjëherë nga policia greke ndërsa për katër autorët e tjerë, të cilët u arratisën nga vendngjarja, u ngrit një çështje penale për shkaktim të lëndimeve trupore dhe shkelje të ligjit për armët. Gjithashtu bëhet me dije se, njëri prej autorëve hodhi një lëndë, substancë të paspecifikuar mbi njërën prej viktimave. Ndërsa thuhet se çështja ka marrë tashmë rrugën e drejtësisë.