Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka cilësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që riktheu në detyrë Belinda Ballukun të hetuar nga SPAK si një goditje e rëndë në luftën kundër korrupsionit.

Sipas Berishës, vendimi i Gjykatës Kushtetuese i ka dhënë kryeministrit Edi Rama “licencën e vjedhjes publike”.

Ai deklaroi se me këtë vendim u hoq masa e sigurisë, duke i dhënë mundësi Ballukut, sipas tij, të prishë provat dhe shkatërrimit të dokumenteve.

“Së dyti edhe njëherë, sic e kanë të qartë shqiptarët. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ti dhënë Ramës licencën e vjedhjes publike, ishte goditja më e rëndë që ka marrë lufta kundër korrupsionit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Evropë. Me këtë vendim, Edi Rama tregoi se është i aftë tu diktojë atyre gjykatësve pa dinjitet dhe integritet, çdo lloj vendimi që dëshiron. I detyroi  të heqin masën e sigurisë dhe ti japin mundësi të prishë çdo provë dhe të shkatërrojë çdo dokument. T’ia rikthejnë Lubinë e tij në krye të detyrës, vetëm se kanë ndarë paratë e tunelit të Llogarasë së bashku. Me këtë akt se çdo iluzion mund të bëhet luftë kundër korrupsionit nga sistemi i drejtësisë i kapur deri në palcë nga Rama është qesharakë”, tha Sali Berisha.