Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK për zyrtarë të AKSHI-t, mes tyre drejtoreshën Mirlinda Karçanaj, të cilën Berisha e quan “kryemafioze”.

Po ashtu Berisha tha se “Janë në një vit 800 transaksione nga thesari i shtetit në kontot e dy kompanive të baxhanakut”.

Berisha aludoi se Ergys Agasi është arratisur të paktën tre javë më parë nga Shqipëria. Kryedemokrati i konsideron Mirlinda Karçanaj, Ermal Beqirin, Ergys Agasin dhe te tjerë si grup i strukturuar kriminal.

“Sot, mediat njoftojnë se janë lëshuar një seri kallp-mandatesh arresti për rrethin më të ngushtë të Edi Ramës, Ergys Agasin, i arratisur të paktën tre javë më parë nga Shqipëria, ish-ortakun e Armand Frangut, se për Armandin, i cili është epiqendra, akoma nuk është bërë e qartë nëse është lëshuar mandat arresti apo jo, Gerond Meçen, ish-ortakun e Frangut, i cili ka dy muaj apo tre që është në arrati, pasi doli nga pengmarrja e organizuar nga Ergys Agasi me porosi të Edi Ramës dhe familjes, ka apo jo mandat arresti për Linda Ramën, e implikuar direkt sipas përgjimeve ambientale në tenderat e familjes, pra të Armand Frangut.

Dje apo pardje u informova se në kopshtin privat të Edi Ramës, ai është famëzi Ermal Beqiri, ajo është Lubia bis, Mirlinda Karçanaj, Edi Rama në mes dhe koordinatori i tij për mafien dhe të gjitha problemet e zeza, Ergys Agasi.

Mungojnë aty nga zyrtarët Vlora Hyseni, e cila ka qenë e këtij enturazhi. Ky është famëzi Gerond Meçe, ortaku. Kurse ky është baxhanaku i dashur, që çonte paratë me valixhe në familje. Këta janë grupi i strukturuar kriminal, më saktë organizatë kriminale”, tha Berisha.