Kryeministri Edi Rama në një dalje ‘live’ në rrjetet e tij sociale ka reaguar lidhur me ecurinë e procesit të gjyqit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku njoftoi se do të takohet me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Rama shprehet se shkeljet e standardeve dhe të drejtave të njeriut, normave të procesit gjyqësor janë e vetmja normë që ka karakterizuar farsën, ku Thaçi dhe 3 ish krerërt e UÇK-së, mbahen në qeli.
“Të një drejtësie demokratike, të gjithë kësaj që prej vitesh pon ndodh me njerëz që të vetmin faj është qe u rebeluan ndaj regjimit. I vetmi faj se morën armën për të mbrojtur lirinë, të drejtën e tyre njerëzore, të drejtën e pamohueshme për të jetuar si njerëz të barabartë, jo si një grup social i përdhunuar. Tani që ka mbaruar ekspozeja e pseudo-provave të akuzës dhe parada e dëshmitarëve qesharake dhe dëshmitë tejet serioze të dëshmitarëve të mbrojtjes pritet vendimi. Uroj që viti i ardhshëm të jetë viti i mbylljes së këtij teatri absurd të drejtësisë ndërkombëtare”, tha Rama.





