Ka nisur me tensione seanca e sotme plenare në Kuvend. Deputetët e opozitës kanë zbarkuar në foltoren e Kuvendit dhe disa prej tyre kanë bllokuar ulëset e ministrave. Ndërkohë siç shihet nga pamjet, deputeti Flamur Noka dhe Balliu janë ulur në karriget e ministrave, konkretisht të Kumbaros, Vengut, Lamallarit dhe Koçiu.
Ndërkohë, të tjerë deputetë i mbështesin dhe debatojnë ashpër me ministrat socialistë. Mes replikave dëgjohet mes ironisë Toni Gogu, i cili i drejtohet Berishës se duken shumë bukur kur bashkëqeverisin.





