Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi iu kundërpërgjigj Taulant Ballës, duke e konsideruar si “ushtar të Suel Çelës”.
Bardhi paralajmëroi se shumë shpejt edhe Taulant Balla do të jetë në karrigen për heqjen e imunitetit.
“Balla ngre kartonët jeshil për çunat e Dubait, sepse i ka bashkëpunëtorë”, tha Bardhi.
“Të komentoj deklaratat e ushtarit të Suel Celës nuk ka interes për publikun. Balla nesër do jetë përballë nesh si e pandehur dhe si person që duhet ti hiqet liria Ballukut, e siguroj Ballën që shumë shpejt edhe ai do jetë në atë karrige. Nuk kam kohë për të humbur për Ballën. Balla ngre kartonët jeshil për çunat e Dubait, sepse i ka bashkëpunëtorë”, deklaroi Bardhi.





