Në prononcimin për mediat, kreu i grupit të PD-së Gazment Bardhi hodhi akuza ndaj Kuvendit se po pengon mbledjen e Këshiillit të Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut, e pandehur për tenderin e Llogarasë.
“Të lejohet hetimi i plotë i pandikuar dhe pacenuar në rastin Balluku dhe të bëjëm gjithcka që kemi ne në dorë. e shikoni se cfarë arrinnë të bëjnë këta. mbyllin kuvendin. I ka dhënë urdhër gardës që të mos lejojë mediat në zyrën e gruit të PD. Kështu është kur garda drejtohet nga një trafikant armësh, një far Simon Simon… Mos të duket çudi që në një nga sallat që kanë mbyllur të jetë strehuar Erguys Agasi.”, tha ai.





