Xheneta Fetahu është përplasur në emisionin “Big Talk” me Shkurta Haxhiun e cila iu drejtua me fjalë fyese teksa flitej për daljen e kësaj të fundit nga Big Brother Vip Kosova.

Situata u tensionua mes vajzave në momentin kur Shkurta i tha Xhenetës: “Oj silikone, oj botokse, nuk marr këshilla nga fallco.”

Më tej, Shkurta i tha Xhenetës se ka bërë sjellje të dyfishta dhe se nuk ka pasur faj që s’e ka dashur Gjesti.

“Ti ke fituar në kurriz të tij.”-tha Shkurta.

Përgjigja e Xhenetës nuk vonoi, e cila iu kundërpërgjigj Shkurtës me një koment të drejtpërdrejtë: “Jemi duke folur për bigun tënd”.