Për fitoren që shënoi Lëviza Vetëvendosje një ditë më parë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, Albin Kurti ka marrë një urim nga Kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryeministri i përcjell edhe një mesazh, teksa thotë se shpreson që mbështetja e konfirmuar nga populli i Kosovës të kthehet në një sukses e mbarësi për shtetin tjetër shqiptar, që ka qenë prej muajsh në një ngërç politik.

Kryemininistri Rama shkruan po ashtu se kjo fitore e konfirmuar e Kurtit të kthehet në një mbarësi edhe për “për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona”.

“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar”, ka shkruar Rama.