Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti.
Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen.
“Përshëndetje të gjithëve! Si fillim doja t’ju falenderoja shumë për dashurinë që më keni dhënë nuk më keni lënë vetëm kurrë. Përpara se të postoj një video, ju kam borxh t’ju falenderoj shumë prej zemre dhe t’ju çoj një voice. Shpresoj që jeni mirë të gjithë! Shumë shpejt shihemi!
Faleminderit për dhuratat, më kanë ardhur të gjitha. Faleminderit, ju kam thënë që nuk keni nevojë për të tilla harxhime, por ju vlerësoj shumë. Më kanë hyrë shumë në punë gjatë asaj periudhe të vështirë. Më keni bërë sado pak të lumtur. Shihemi dhe dëgjohemi!“
Pas mesazhit në grupin me fansat në Instagram, Gjesti ka publikuar edhe një video, ku duket se i është rikthyer dhe studios muzikore:
Në shtator të këtij viti, vëllai i Gjestit, Eldion Kelmendi, ndërroi tragjikisht jetë si pasojë e një aksidenti me motor në Pejë. Ai ishte vetëm 15 vjeç.





