Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët, bëri ironi për tunelin e Llogarasë ndërsa zëvendës kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për këtë tender.
“Në tunelin e Llogarasë, është një fakt që.. po ua them se hekur në tunelin e Llogarasë nuk ka, është përdorur bar i thatë që përdoret në jug për tendat në hije dhe ngaqë u desh vjedhur shumë u përdor bar. Në vend të hekurit u vu bar i thatë dhe madje ka edhe një krim tjetër aty, që është marrë shumë zhavor dhe u bë një strukturë dhe turqit pretendojnë se është më fortë se hekuri…tuneli i Llogarasë është aty dhe është shëndoshë e mirë dhe e përdorin të gjithë e lehtësohen të gjithë.”, tha Rama.





