Kur po i drejtohemi fundit të vitit 2025, kreu i PD Durrës, Ardian Muka, në një prononcim për “DurrësLajm” ndalet tek projekti TID dhe rëndësia që duhet t’i kushtojë bashkia 74 familjeve që preken dhe do të shpronësohen.
Në të njëjtën linjë që mbajti edhe në Këshillin Bashkiak, kryedemokrati lokal kërkon trajtimin e familjeve me dinjitet dhe që shpronësimi të bëhet sipas vlerave të tregut.
Duke u ndalur tek fakti që bashkia nuk kishte parashikuar në asgjë zë të buxhetit një shumë financiare për këto familje, Muka rekomandon ndërhyrje financiare të bashkisë apo zgjidhjeve të tjera alternative, në mënyrë që të marrë rrugë projekti i rivitalizimit, por edhe qytetarëve t’u jepet ajo çfarë u takon.
Në të njëjtën kohë, kreu i degës lokale të PD-së shton se në Këshillin Bashkiak do të paraqitet kërkesa për Komision Hetimor për projektin në fjalë, i cili nisi të marrë udhë gjatë periudhës së pandemisë, por pa u shpjeguar familjeve të prekura nga prishjet se çfarë do të ndodhte me pronat e tyre.
M.B.





