Pragu i ndërrimit të viteve ishte i hidhur për një vajzë, shqiptare e Kosovës pasi u përfshi në një akt seksual në grup nga dy meshkuj të cilët përfituan prej saj pasi më parë e kishin dendur më alkool dhe drogë.
Ngjarja ka ndodhur dje në Fushë Kosovë. Policia e Kosovës tha se pas ngjarjes, vajza ka kërkuar ndihmë mjekësore.
E reja është marrë në pyetje dhe ka treguar se kishte njohje me njërin nga djemtë dhe më tej me shokun e tij.
Që të tre kanë shkuar në një lokal ku sikurse tregon, fillimisht i është dhënë alkool dhe drogë.
Por nuk ka mbaruar aty sepse pastaj është dërguar dhe dhunuar në një motel nga të dy meshkujt.
Pasi kanë shuar epshet e tyre, dy djemtë që mbeten të paidentifikuar për policinë, e kanë nxjerrë nga moteli vajzën e dhunuar dhe me forcë e kanë futur në një veturë.
Pak minuta më vonë e kanë flakur në rrugë dhe janë zhdukur në drejtim të paditur.
Prokurori i gatshëm ka analizuar faktet dhe ka urdhëruar që vajza të dërgohet për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore.





