Përmbytjet që paralizuan sot Durrësin kanë nxitur reagime të forta edhe në rrjetet sociale.
Viola Kapidani Kullolli ka ndarë një postim në Facebook, ku kritikon ashpër institucionet për situatën e përsëritur në qytet pas çdo reshjeje shiu. Në reagimin e saj, Kapidani Kullolli thekson se, pavarësisht investimit prej rreth 20 milionë eurosh për hidrovoret, Durrësi vijon të përmbytet në çdo shi.
“Durrësi është sot totalisht i përmbytur dhe i paralizuar. Me çdo shi, qyteti kthehet në “Venecia”, por pa turizëm, pa infrastrukturë dhe pa zgjidhje.Pas rreth 20 milionë € investim për hidrovoret, qyteti përmbytet në çdo shi.
Kjo nuk është më fatkeqësi natyrore.
Ky është një dështim i përsëritur institucional.
❗ Rrugë të pakalueshme
❗ Biznese të mbyllura
❗ Banesa të përmbytura
❗ Qytetarë të bllokuar në shtëpi
❗ Shërbime të paralizuara
Dhe ndërkohë, ka familje që ende nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim për përmbytjet e mëparshme. Sot po përmbyten sërish, pa u mbyllur plagët e herës së kaluar.
Askush nuk mban përgjegjësi. Askush nuk jep llogari.
❓Ku shkuan 20 milionë euro?
❓Pse hidrovori nuk funksionon?
❓Pse Durrësi kthehet në “Venecia” sa herë bie shi?
Durrësi nuk mbytet nga shiu, por nga paaftësia dhe keqmenaxhimi!”, shkruan Kullolli.





