Grupet e specialistëve të Bashkisë së Durrësit vijojnë punën intensive në terren për verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në banesat e qytetarëve.

Sipas një postimi në rrjetet sociale të kryebashkiakes Emiriana Sako, deri tani janë konstatuar 110 banesa ku ka pasur dëme, ndërsa procesi i evidentimit po vijon pa ndërprerje.

Postimi i plotë:

Grupet e specialistëve të Bashkisë së Durrësit vijojnë punën intensive në terren për verifikimin e dëmeve në banesat e qytetarëve.

Deri tani janë konstatuar 110 banesa ku ka patur dëme, ndërsa procesi i evidentimit vazhdon pa ndërprerje. Jemi pranë qytetarëve në çdo moment.