Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka ndarë përditësimin më të fundit për situatën e emergjencave në vend përmes rrjeteve sociale.

Ajo njofton se gjatë natës së fundit, të gjitha njësitë operative kanë punuar pa ndërprerje për të garantuar funksionimin e shërbimeve dhe sigurinë e qytetarëve në të katër anët e vendit.

“Natë sfiduese për të gjitha njësitë operative të terrenit, që janë në krye të detyrës pa reshtur, për të mbajtur shërbimet e pandërprera, në të katër anët e vendit!”, shkruan Balluku.