Ka përfunduar mbledhja e thirrur nga kryeprokurori i SPAK Klodian Braho i cili kishte njoftuar prokurorët e posaçëm për një takim që nisi në orën 8.30.
Klodian Braho ka prezantuar lëvizjet qe firmosi javën e kaluar, si edhe është prezantuar me trupën prej 19 prokurorësh të posaçëm.
Ai vendosi shefat e tre sektorëve, Vladimir Mara për hetimin e krimit të organizuar, Dorina Bejkon për hetimin e korrupsionit dhe Altin Dumanin shef sektori për mardhëniet juridiksionale me jashtë.
Braho iu ka kërkuar kolegëve hetime efikase, të japin rezultate për dosjet e vjetra dhe të mbartura.





