Aksi rrugor Leskovik–Përmet është bllokuar plotësisht për qarkullimin e mjeteve në zonën e fshatit Petran. Shkak për këtë situatë është shembja e shtratit të rrugës, i cili ka sjellë pamundësinë totale të lëvizjes në këtë segment.

Për arsye sigurie, ky aks rrugor do të qëndrojë i mbyllur deri në një njoftim të dytë nga institucionet përgjegjëse. Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve këshillohen të shmangin këtë rrugë dhe të përdorin akse alternative.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të ndjekin njoftimet zyrtare për informacion të përditësuar lidhur me situatën dhe rihapjen e qarkullimit.