Rruga Elbasan–Gjinar u bllokua paraditen e sotme si pasojë e rrëshqitjeve të një masivi shkëmbor të shkaktuar nga reshjet e shumta të shiut gjatë kësaj jave.
Aktualisht është bërë e mundur hapja e një korsie për të rikthyer qarkullimin në këtë aks ku zakonisht gjatë fundjavës ka fluks të shtuar.
Situata problematike u regjistrua rreth orës 10:00, në afërsi të fshatit Lleshan, duke ndërprerë përkohësisht qarkullimin e automjeteve.
Bllokimi i aksit rrugor ka sjellë vështirësi për lëvizjen e banorëve dhe mjeteve, pasi kjo rrugë është lidhja kryesore e disa fshatrave të zonës së Shpatit me qytetin e Elbasanit.






