Banorët në fshatin Çiflik të Dimalit, kanë dalë në protestë. Ata denoncojnë bllokimin e kanaleve. Sipas banorëve ndonëse kanë ngritur shqetësim ndaj kësaj situate, autoritetet përkatëse nuk po marrin asnjë masë. Ata thonë se policia policia nuk i ka lejuar të zhbllokojnë kanalin.

“Duam të hapet ura. Jemi të mbytur. I bëj thirrje kryeministrit të tërheqë policinë nga këtu. Ne po na bëhet presion…Këta të ndërhyjnë, ka qenë një portë këtu.” u shpreh një qytetar.

Qytetarët thonë se kanali është bllokuar dhe se duhet të hapet porta, pasi ajo është për shkarkim. 

“Këtu ka qenë një portë. Rrinte policia këtu. Nuk më kanë lënë. Kanali është bllokuar dhe duhet hapur porta. Sepse është për shkarkim”, u shpreh një qytetar.

Ndërsa, një tjetër thotë se vendin e ka mbytur korrupsioni dhe se në asnjë vend të botës nuk mbyllen kanalet. 

“Këta janë kriminelë. I ka mbytu korrupsioni. Në asnjë vend të botës nuk mbyllen kanalet. Po bëj 80 vjeç kurrë nuk jemi përmbytur. Kurrë nuk ka ardhur lumi… Ne sot do rrimë këtu sepse nëse ikim ata vijnë e bllokojnë.”, është shprehur një tjetër qytetar.