Pioli gradualisht ka arritur ta sjellë Milanin në zonën e Europës dhe skuadra ka arritur ta ngrejë nivelin e lojës, por kjo nuk do të thotë se italiani do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm në Milano. Flitet që nga janari dhe do zyrtarizohet në ditët në vijim. Ralf Ragnik do të jetë në krye të Milanit sezonin e ardhshëm, me Piolin që do të largohet me kokën lart nëse e kualifikon në Europa League. Gjermani ka arritur akordin me CEO-n, Ivan Gazidis për të mbajtur jo vetëm rolin e trajnerit, por edhe të drejtorit sportiv.
Mediet italiane raportojnë se drejtori aktual, Paolo Maldini është informuar në lidhje me këtë dhe i është propozuar një rol tjëtër në klub (flitet për rolin e ambasadorit), por legjenda kuqezi nuk ka pranuar dhe pritet të largohet.
Ragnik vjen me projekt afatgjatë në Milano, me qëllimin e vetëm për të rritur në mënyrë të shëndetshme dhe graduale klubin e Milanit, që prej vitesh lëngon rëndë nga dhimbja e vendeve të mesit të tabelës dhe mungesës së përfaqësimit në Champion Legaue.
Pritet të vijnë lojtarë të rinj, që Ragnik i njeh dhe do mundohet t’i rrisë për të dërguar Milanin në maja, diçka që i mungon thuajse prej një dekade.





