Kryeministri Edi Rama është nderuar në Abu Dhabi me Urdhrin e Zayed, dekorata më e lartë civile e Emirateve të Bashkuara Arabe, nga presidenti Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Rama ndau pamje në rrjetet sociale, nga ceremonia në Pallatin Presidencial, duke e përshkruar si një moment të veçantë dhe të paharrueshëm.

Kryeministri shkroi: “Mirëmëngjes dhe me videokartolinën e një momenti të paharrueshëm në Pallatin Presidencial të Abu Dhabit, ju uroj një ditë të mbarë”.

Dekorata iu akordua Ramës për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.