Një varrezë tumulare e periudhës së Bronzit të Vonë, rreth shek. XV-XII para Erës Sonë është zbuluar në Himarë.
Shefi i Drejtorisë Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Vlorë tregon hapat e zbulimit të varrezës në vitin 2018, në shtratin e përroit të Korramit.
Dy javët e fundit të muajit qershor të këtij viti, u realizua faza e dytë e gërmimit arkeologjik të shpëtimit, ku u zbulua një tumë e dytë, e cila konfirmoi ekzistencën e një varreze tumulare.
Besohet se se ka dhe varre te tjera, ndaj dhe gërmimet duket se do të vazhdojnë në të ardhmen,.
Qe prej viteve ’90, në Himarë nuk ka pasur gërmime arkeologjike.