Kryetari i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, prej më shumë se një muaji proteston para kryeministrisë.
Mbrëmjen e djeshme ai është përplasur me forcat e policisë, pasi uniformat blu i hoqën plastmasin, me të cilin ata ishin mbuluar për t’u mbrojtur nga i ftohti.
Pasi i kanë hequr “çadrën”, Adriatik Lapaj i ka kërkuar efektivëve të policisë që të largohen, duke i thënë se “po e turpëroni policinë e shtetit”.
Lapaj i kërkon policisë që të marrin “Belinda Ballukun, pasi ajo po ju vjedh”.
“E more? Natën e mirë! O komandant o Erjon, o Elton ikni tani se na bezdisni. E morët armën e krimit ikni tani! Çfarë do më marrësh edhe mua do ma marrësh jetën? Ikni e mori dreqi! Ikni se nuk ka kuptim. Ik merr Belindën që po të vjedh! Ik se po e turpëroni policinë e shtetit në një pikë që nuk ka më kuptim. E tepruat. U mërzitët ju që kënduam ne? Do rriten fëmijët në këtë republikë, çfarë nuk flasim dot ne se nuk do Edi Rama?”, është shprehur Lapaj.





