Kryeministri Edi Rama ka komentuar Ministren e Inteligjencës Artificiale ‘Diella’ ditën e sotme gjatë një paneli diskutimi në Abu Dhabi. Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se prej disa vitesh shërbimet publike ofrohen online, në mënyrë që të eliminohen radhët dhe humbja e kohës për qytetarët.
Për përdorimin e Inteligjencës Artificiale, Rama u shpreh se Shqipëria po e përdor në procesin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian. Sipas Ramës, volumi i ligjeve dhe rregulloreve që duhen miratuar për anëtarësimin në BE është jashtëzakonisht i madh, por AI po e bën këtë proces më të shpejtë dhe më të saktë.
“Kemi nisur pak nga ana e kundërt për të nxjerrë më të mirën. Kjo sepse shumë probleme që i trashëguam ofrimin e shërbimit të administratës. Që prej disa vitesh shërbimet ofrohen në internet, kemi mbyllur të gjitha zyrat e kontaktit për shërbimet. Nuk ka më radhë dhe kohë të humbur. Me AI ne po e përdorim për procesin e transferimit të legjislacionit ë BE, sepse që të hysh në BE duhet të miratosh çdo ligj e rregullore në mënyrë të drejtë. Ky është një volum i jashtëzakonshëm pune, ndërsa me AI ne po e bëjmë këtë gjë shumë shpejt e saktë. Kemi edhe një ministre të AI, kemi një Doktor Sulltan por është grua. Është asistente virtuale, ajo punon për shërbimet. Deri tani kemi ecur mirë. U frymëzova nga një profesor që drejtoi Malin e Zi pak kohë më parë. Ai bëri një ngritje pensionesh që çuditi të gjithë, kur i thanë si e bere, i tha thjeshtë e bëra”, tha Rama.





