Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar sërish parkun teknologjik “Durana” në Xhafzotaj, duke u shprehur se është një abuzim identik si ai me inceneratorin në zonën e Sharrës, që sipas tij “nuk i gjendet asnjë tullë”, por është një investim që i ka kushtuar shqiptarëve 130 milionë euro.

“Nëse do shkoni në Sharrë për të gjetur investimin 130 milionë euro taksa të shqiptarëve për djegien e plehrave, nuk do gjeni asnjë tullë dhe gjurmë të tij”, tha Berisha, ndërsa shtoi se “Durana apo Troplana e famshme e Edi Ramës është identike”.

Kryedemokrati u shpreh se në Xhafzotaj, ku do të ngrihej e famshmja Troplana, ka vetëm livadhe dhe asnjë gjurmë të tij.

“Po të shkoni në Xhafzotaj, ku do të ngrihej e famshmja, Troplana, aty gjeni livadhet e Fatmir Troplinit dhe asnjë gjurmë të tij. Me Duranën janë vjedhur qindra milionë euro taksa, që të gjitha pronë  e qytetarëve shqiptarë”, tha ai.

Berisha: Nëse do shkoni në Sharrë për të gjetur investimin 130 milionë euro taksa të shqiptarëve për djegien e plehrave, nuk do gjeni asnjë tullë dhe gjurmë të tij. Në këtë drejtim, Durana apo Troplana e famshme e Edi Ramës është identike.

Po të shkoni në Xhafzotaj, ku do të ngrihej e famshmja, Troplana, aty gjeni livadhet e Fatmir Troplinit dhe asnjë gjurmë të tij. Me Duranën janë vjedhur qindra milionë euro taksa, që të gjitha pronë  e qytetarëve shqiptarë.

Taksa të mbi 50 kompanive të përzgjedhura një nga një për t’i paguar taksën jo tatimeve, por sarajeve të Surrelit, Armand Frangut, Linda Ramës dhe Edi Ramës.