Ambasada amerikane në Tiranë ka sqaruar se cilët qytetarë shqiptarë mund të udhëtojnë në drejtim të SHBA-së dhe cilat kategori janë të ndaluara.

Sipas njoftimit, shqiptarët që disponojnë vizë amerikane lejohet të udhëtojnë vetëm nëse kanë për qëllim turizmin, pushimet, blerjet, takime biznesi apo vizite te miqtë e të afërmit.

Ambasada thekson se nuk lejohet udhëtimi drejt SHBA-së me qëllim lindjen e fëmijës, studimi për një diplomë apo me qëllim pune.

Njoftimi i ambasadës:

Është përgjegjësia juaj ta përdorni vizën tuaj në mënyrë korrekte.

Disa aktivitete që LEJOHEN me vizë vizitori B1/B2:

Turizëm

Pushime

Blerje

Vizitë me miq ose të afërm

Takime me bashkëpunëtorë biznesi

Pjesëmarrje në një konventë ose konferencë

Aktivitete që NUK LEJOHEN me një vizë vizitori B1/B2:

Turizëm lindjeje (udhëtim me qëllim kryesor lindjen në Shtetet e Bashkuara për të marrë shtetësinë amerikane për fëmijën)

Punë që rezulton në pagesë nga një punëdhënës ose biznes amerikan

Studimi për një diplomë ose kredite akademike

Performanca të paguara