Qëndrim Ismajli është zyrtarisht lojtar i Teutës. Durrsakët prezantuan mbrojtësin, që u largua në këtë merkato nga Tirana.

Njoftimi i Teutës:

“Mirë se vjen, Qëndrim Ismajli! Klubi i Futbollit Teuta njofton se mesfushori Qëndrim Ismajli është zyrtarisht futbollisti më i ri i skuadrës sonë. 26-vjeçari i bashkohet Teutës nga KF Tirana, ku me paraqitjet e tij ka spikatur si një nga lojtarët më të dalluar të kampionatit, duke treguar cilësi, eksperiencë dhe stabilitet në repartin e mesfushës. Mirë se erdhe në Durrës!”

Kështu Teuta përforcohet në krahun e majtë ku Florjan Përgjoni shfaqet si titullar. Të dy bashkë ishin pjesë e Tiranës në edicionin e kaluar dhe do të shoqërojnë Teutën në pjesën e mbetur.