Një operacion i zhvilluar nga SPAK prej mbrëmjes së djeshme, 16 janar, ka çuar në pranga 10 persona në Tiranë, mes tyre edhe një shtetas italian, gjatë kontrollit të disa call center-ave të dyshuar për mashtrim.
Gjatë operacionit, hetuesit mësohet se kanë sekuestruar portofole kriptomonedhash.
Më herët Lala raportoi se gjatë aksionit në disa zyra “call center” në Tiranë, janë vënë në pranga 10 persona, ndërsa në kërkim janë shpallur dy pronarë të këtyre bizneseve.
Mësohet se hetimi që është kryer në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe ka përfshirë kontrollin e 6 kateve të një kulle luksoze, pranë rrugës “Myslym Shyri”.
Bëhet me dije se si pasojë e kontrolleve janë zbuluar disa prova materiale që mund të lidhen me aktivitet të paligjshëm, ndërsa kontrolli po vijon edhe sot, 17 janar, bashkë me marrjen në pyetje të disa personave të lidhur me çështjen.
Mësohet se veprimet janë realizuar me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), firmosur nga prokurori Vladimir Mara.





