Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar një aksion të gjerë kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës.
Si rezultat i hetimeve, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 6 persona të përfshirë në këtë aktivitet të dyshuar kriminal.
Për dy persona, GJKKO ka vendosur masën e “arrestit me burg” me afat 20-ditor, në funksion të vijimit të hetimeve dhe verifikimit të rolit të tyre në skemën e mashtrimit.





