Për ditën e mërkurë, vendi ynë do të përballet me kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa reshjet e shiut do të shoqërohen me intensitet kryesisht të ulët.
Reshje shiu do të ndodhin herë pas here, duke filluar që në orët e para të ditës. Lokalisht në jug të vendit, reshjet mund të jenë më intensive, me shtrëngata të shkurtra kohore. Gjatë ditës, reshjet do të vazhdojnë, por me intensitet të ulët, përfshirë edhe zona të tjera të vendit. Në disa pjesë të qendrës dhe jugut, reshjet mund të rriten deri në intensitet mesatar, veçanërisht në formën e shtrëngatave.
Në Alpe, në verilindje-lindje dhe juglindje të vendit, reshje dëbore do të bien në lartësitë mbi 300-400 metra dhe mbi 600-700 metra përkatësisht, por me intensitet të ulët.
Era do të fryjë nga verilindja dhe lindja me shpejtësi mesatare prej 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 18 m/s. Në det, pritet valëzim me forcë 3-4 ballë.





