Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, ka mbërritur sot në Vlorë, i shoqëruar nga një delegacion si dhe bashkëshortja e tij, Ivanka Trump.

Ai ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë, ku pritet të zhvillojë një takim me një studio arkitekturore për të diskutuar mënyrën e realizimit të projektit dhe investimin në ishullin e Sazanit.

Vizita e Kushner lidhet me interesin për projekte të mundshme zhvillimore në Ishulli i Sazanit dhe zonën e Zvërnec, dy nga hapësirat më të diskutuara vitet e fundit për investime strategjike.

Mbërritja e Kushner në qytetin bregdetar është shoqëruar me masa të forta sigurie.

Kompanisë së Kushner, i është dhene statusi “Investim/Investitor strategjik procedurë e veçantë” duke e konsideruar projektin të “një rëndësie strategjike për vendin”.

Sipas vendimit, ky status, që jepet për një periudhë 10 vjeçare është “i kushtëzuar me realizimin e detyrave, planit të veprimit të parashikuar në këtë vendim, si dhe me finalizimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis palëve, të vlefshme miratuar me ligj të veçantë në Kuvend sipas parashikimeve ligjore të zbatueshme”.