Në komisionin për Shëndetësinë dhe Mirëqënien Sociale u diskutua këtë të enjte projekltigji “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”. Diskutimi i sotëm ishte i fundit që zhvillohet në komisionet parlamentare dhe tashmë pritet të kalojë në seancë plenare për t’u miratuar nga Kuvendi. Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu në cilësinë edhe të nismëtares, tha se nevoja për këtë shtesë ligjore buron drejtpërdrejtë nga zhvillimet e fundit në nivel ndërkombëtar në fushën e kotrollit të drograve dhe nga detyrimet që Shqipëria ka marrë përsipër si shtet palë në konventat e Kombeve të Bashkuara.
Gjatë diskutimit në Komisionin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të projektligji “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, një nismë me rëndësi të veçantë për shëndetin publik dhe sigurinë e qytetarëve. Projektligji synon të forcojë kontrollin mbi lëndët kimike të përdorshme në prodhimin e drogës për të pasur një kontroll të plotë mbi të gjithë zinxhirin e qarkullimit të këtyre lëndëve, duke filluar nga prodhimi, importi, eksporti, tranziti dhe magazinimi, deri te përdorimi përfundimtar, me qëllim shmangien e devijimit të tyre drejt veprimtarive kriminale.
Katër janë shtyllat kryesore mbi të cilat mbështetet ky projektligj:
1.Përcaktimi i qartë i përgjegjësive dhe detyrimeve
Projektligji detajon rolin e operatorëve ekonomikë, autoriteteve shtetërore, doganave dhe institucioneve përgjegjëse për kontrollin. Operatorët detyrohen të raportojnë çdo veprimtari të dyshimtë, të mbajnë dokumentacion të saktë dhe të garantojnë gjurmueshmërinë e lëndëve.
- Forcimi i mekanizmave të kontrollit dhe licencimit
Parashikohen rregulla të qarta për pajisjen me licencë, autorizimet për import-eksport, regjistrimin e operatorëve dhe mbikëqyrjen e lëndëve sipas nivelit të rrezikut, duke garantuar që çdo lëvizje të jetë e dokumentuar dhe nën kontroll të plotë. - Garantimi i transparencës dhe gjurmueshmërisë
Detyrimi për mbajtjen e dokumentacionit, regjistrave dhe deklaratave për çdo transaksion, si dhe përcaktimi i afateve të ruajtjes së tyre, krijon mundësi për hetim dhe ndërhyrje të shpejtë nga autoritetet kompetente. - Përputhja me standardet ndërkombëtare dhe të Bashkimit Evropian
Projektligji është ndërtuar në përputhje me Konventat e OKB-së dhe legjislacionin e BE-së për prekursorët e drogës, duke harmonizuar klasifikimin e lëndëve, procedurat dhe autorizimet, si dhe duke përmbushur detyrimet ndërkombëtare dhe avancuar procesin e integrimit europian.
Kjo nismë nuk përfaqëson thjesht një ndryshim teknik të listave ligjore, por një instrument të domosdoshëm për t’u përballur me rreziqe reale dhe aktuale, për të parandaluar abuzimin dhe trafikun e drogave të reja, si dhe për të garantuar një nivel më të lartë sigurie dhe mbrojtjeje për qytetarët.
“Nevoja për këto shtesa ligjore lidhet drejtpërdrejt me tre elementë thelbësorë: përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare të Shqipërisë ndaj konventave të OKB-së; forcimin e mbrojtjes së shëndetit publik përmes parandalimit të hyrjes dhe përhapjes së substancave me rrezik të lartë si dhe rritjen e efektivitetit të institucioneve ligjzbatuese, duke u ofruar atyre një bazë ligjore të qartë, të përditësuar dhe të harmonizuar me standardet ndërkombëtare.”, tha nënkryetarja Klodiana Spahiu njëherësh nësmitare e projektligjit.
Duke qenë se Bordi Ndërkombëtar i Kontrollit të Narkotikëve (INCB) nuk publikon një listë të vetme të konsoliduar, por i përmbledh substancat e kontrolluara në Yelloë List, Green List dhe Red List, të cilat përditësohen periodikisht, nënkryetarja e Kuvendit tha se ky projektligj synon pikërisht reflektimin e këtyre përditësimeve në legjislacionin tonë kombëtar, duke garantuar koherencë, transparencë dhe përgjegjshmëri institucionale.
“Në përfundim, kjo nismë ligjore nuk është thjesht një ndryshim teknik i listave, por një instrument i domosdoshëm për të përballuar rreziqe reale dhe aktuale, për të parandaluar abuzimin dhe trafikun e drogave të reja dhe për të garantuar një nivel më të lartë sigurie dhe mbrojtjeje për qytetarët tanë”, tha ajo.






