Berati do të jetë qyteti i radhës ku do të shtohet një impiant për trajtimin e ujërave të ndotura.
Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizimeve Berat-Kuçovë raportoi së fundmi pranë institucioneve koordinatat e sakta se ku do të zërë vend projekti sipas detyrimeve që lindin nga kuadri ligjor ndërkohë që dha detaje s ai takon kapacitetit dhe punimeve që do të kryhen në funksion të këtij Impianti.
Sipas dokumentit të vlerësimit të ndikimit në mjedis nënvizohet se ky projekt pjesë e Programit të Infrastrukturës Bashkiake V (horizonti i projektimit i të cilit është viti 2045) synon të përmirësojë ndjeshëm grumbullimin dhe depozitimin e ujërave të zeza në zonën e Beratit me disa masat prioritare.
Së pari ndërtimi i ITUN-it të ri ne Berat me një kapacitet trajtimi prej 45,000 PE(ekuivalent për banor, 1 PE është ngarkesa mesatarë ndotëse e prodhuar nga një banor në dite) i arritur nga trajtimi mekanik dhe biologjik (tretja aerobike e llumit), heqja e ujit të llumit, tharja diellore e llumit dhe gjenerimi i energjisë termike dhe elektrike nëpërmjet impianteve të kombinuara të nxehtësisë dhe energjisë (CHP) duke përdorur biogas i prodhuar nga tretësi.
Së dyti mbrojtja nga erozioni i lumit dhe mbrojtja nga përmbytjet për zonën e ITUN-it.
Së treti ndërtimi i 2,92 km i rrjetit të ri të kanalizimeve (që lidh zonën urbane te Beratit me ITUN-in e ri) nga një Pusete e Re Grumbullimi dhe Struktura e Kombinuar e Teperderdhjes të Kanalizimeve (CSO) në pikën ekzistuese të shkarkimit të sistemit pranë Rrugës Bostanet;
Së katërti ndërtimi i Stacionit te ri te Pompimit ne zonën e Gorricës së Re dhe një rrjet me presioni.
Së pesti ndërtimi i 6 CSO-ve të tjera që kryqëzojnë pikat ekzistuese të shkarkimit të ujërave të zeza në lokacionet “Kombit”, “Qyteti i Vjetër”, “Monument”, “Biblioteka”, “Otoman” dhe “Stadium”, të cilat do të jenë të lidhura në rrjetin ekzistues të kanalizimeve me kanalizimet e reja ose me kanalizimet e rindërtuara të mëtejshme dhe/ose kanale përcjellëse dhe shkarkimet.
Sipas dokumentit problemi më i madh për sa i përket higjienës dhe mbrojtjes së mjedisit në Zonën e Projektit është mungesa e Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Zeza në Berat çka rrjedhimisht bën që ujërat e zeza derdhen të pa trajtuara nëpërmjet disa daljeve, direkt në lumin Osum./Monitor.al





