Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme pranë komisariatit numër 3 në Tiranë. Bëhet me dije se dy të arrestuarat M. A., 38 vjeçe dhe R. A., 29 vjeçe janë motra me njëra-tjetrës.

Siç raportohet, konflikti mes tyre dhe efektives ka nisur për një arsye krejt banale. Konkretisht, në momentin që motrat kanë qenë në rrugë duke kaluar me makinë, efektivja, agjente krimesh, ka qenë e veshur civil, pa uniformë, dhe ka qenë duke kaluar rrugën për të shkuar në komisariat. 

Në këtë moment motrat kanë nisur të ofendojnë efektiven se përse nuk sheh kur kalojn rrugën dhe më pas ato kanë parkuar makinën dhe i kanë “zënë pritë” pak para se policja të futej në komisariat. Pas kësaj, efektivja i ka paralajmëruar që të mos e qëllojnë pasi është efektive, por  motrat nuk e kanë besuar.

“O qorre nuk sheh ti kur kalojmë ne? Kë gënjen ti?”, thanë motrat.