Trajneri Allegri e çmon shumë mbrojtësin rumun, të cilin kuqezinjtë mund ta marrin vetëm nëse shesin mesfushorin Loftus-Cheek. Vëmendja është te ndeshja me Romën, që mund ta rikthejë Milanin -3 nga Inter, duke lënë të hapura shanset për titullin kampion. Megjithatë, çështja e merkatos nuk lihet për asnjë moment mënjanë, me drejtorin sportiv Igli Tare, që po kërkon një mbrojtës. Klubi po lëviz pa shumë zhurmë për të kënaqur trajnerin Max Allegri, i cili ka dhënë miratimin për një tjetër profil mbrojtësi. Bëhet fjalë për Radu Dragusin, lojtar i vitlindjes 2002, aktualisht pjesë e Tottenham.

Kohët e fundit rumuni ndiqej nga Roma, që duket se është dorëzuar karshi formulës së kërkuar nga klubi anglez, por edhe nga fakti që Ghilardi ka pasur rritje. Allegri e vlerëson Dragusin dhe këto ditë të fundit të merkatos mund të jetë surpriza e madhe e kuqezinjve. “Spurs” mund të jenë të hapur për formula të ndryshme në lidhje me shitjen e mbrojtësit, ndërsa Milani mund ta bëjë goditjen vetëm nëse shet Ruben Loftus-Cheek. Mesfushori kërkohet nga Aston Villa dhe mund të kthehet në Premier League 3 vjet pas largimit nga Chelsea.