Deputetët që janë futur për herë të parë në Kuvend kanë dorëzuar deklaratat e detyrueshme të pasurive për ta dhe personat më të afërt. Ato janë tashmë publike.
Vërehet se pjesa më e madhe e tyre kanë në pronësi kryesisht apartamente dhe prona të tjera të patundshme si dhe llogari bankare në lekë, euro dhe dollarë. Burimi i deklaruar i tyre është kryesisht kursime dhe trashëgimi.
Në këtë speciale, noa.al ju sjell deklaratat e pasurive të analizuara për deputetët që e dorëzuan atë për herë të parë.
Më poshtë Sara Mila
Deputetja e Partisë Socialiste për Elbasanin deklaron një makinë të 2021 me vlerë 28.900 euro të dhuruar.
Ajo deklaron gjendje cash 3 mijë euro gjithashtu të dhuruara si dhe disa llogari bankare me gjendjen në 2025 si më poshtë:
240 lekë, dhurim,
1 euro, kredi bankare,
1.984 lekë nga paga,
131 mijë lekë llogari kursimi nga paga,
Ajo deklaron edhe një kredi 14.450 euro të cilën e ka shlyer me mbetje 2.380 euro.
Gjithashtu deklaron debi 3 mijë euro në kartë krediti. /noa.al





