Vijon eksodi i futbollistëve te Teuta. Pas Beshirajt, këtë radhë ai që i jep lamtumirën klubit durrsak është mesfushori polak Jakub Myszor dhe është vetë Teuta që e ka konfirmuar këtë lajm nëpërmjet një komunikate të saj në rrjetet sociale. ‘KF Teuta bën me dije se bashkëpunimi me futbollistin Jakub Myszor ka përfunduar. Vendimi është marrë me marrëveshje dhe hyn në fuqi menjëherë. KF Teuta e falenderon lojtarin për profesionalizmin dhe angazhimin e treguar, duke i uruar suksese në rrugëtimin e tij sportiv’-thekson Teuta në komunikatën e saj. Ndërkohë theksojmë se më parë nga Teuta janë larguar edhe disa futbollistë të tjere; Arbër Çyrbjan, Hugor Vidal, Sebastian Gonzales Zela, Gabriel Gomesh dhe Renaldo Torrajn, të cilëve iu shoqërohen edhe dy largimet e fundit Beshiraj dhe Myszor.
Vijojnë largimet te Teuta, zyrtarizohet dhe largimi i Jakub Myszor
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Ministri Karakaçi mesazh për tragjedinë në Postribë: Solidaritet me familjen, apel për kujdes në këto ditë të nxehta
Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me mënyrën si bëhen emërimet
Skandali tek Onkologjiku/ “Është trishtim, vë duart në kokë!” Stafa: Ministrja pranoi se ilaçet e familjarëve i merr në Itali, pacientët 6 muaj pa barna
Uria para gjumit? Këto ushqime mund t’i hani vonë pa frikë nga shtimi në peshë





