Pesë persona të plagosur u gjetën në një apartament në Wichmannstrasse në lagjen Tiergarten të Berlinit pas një sulmi të dhunshëme me armë. Sipas BILD, në apartamentin në fjalë në katin e 5-të 5 persona u qëlluan me armë, dy prej tyre ndodhen në rrezik për jetën. Mediat e huaja bëjnë me dije se ende nuk ka detaje rreth ngjarjes, ndërkohë që hetimet janë duke u zhvilluar në vendngjarje.
Uniformat blu kanë arrestuar disa të dyshuar në afrërsi të apartamentit. Në Spitalin e Shën Françeskut në Rrugën Budapest ku po trajtohen të plagosurit, po ruhet nga oficerë policie të armatosur. Mësohet se deri më tani, nuk është e qartë se çfarë ndodhi saktësisht.





