Nani është një emër i njohur që është aktivizuar në kampionate të rëndësishme evropiane, por përpara 18 muajsh, 39 vjeçari deklaroi tërheqjen nga futbolli.Megjithatë duket se portugezi e ka ndjerë mungesën e fushave të lojës dhe vendosi të rikthehet në futbollin e luajtur dhe këtë do ta bëjë në kampionatin kazak, duke nënshkruar me skuadrën e FC Aktobe, një gjë që u konfirmua nga vetë klubi nga Kazakistani.
‘Futbollisti legjendar i përfaqësueses portugeze, Luis Carlos Almeida da Cunha ”Nani“, ka nënshktuar me FC Aktobt deri në fund të 2026-theksohej në komunikatën e klubit kazak. Nani ndeshjen e fundit e ka luajtur në nëntor të 2024 me Estrela Amadora në Portugali ndaj Benficas. Në karrierën e tij ai ka qenë pjesë e klubeve me emër si Manchester United, Sporting, Valencia dhe Fenerbahçe dhe tani ai do të rinisë këtë karrierë të tij, kur shumë pak e prisnin diçka të tillë.





