Sokol Shehaj, nëndrejtori i Kadastrës së Vlorës është shkarkuar nga puna pas qëndrimit që ka mbajtur pro punonjësve, lidhur me kundërshtimin e zhvendosjes së Kadastrës në Tiranë.

Edhe pse vetë jeton në Tiranë dhe familjen e ka gjithashtu në kryeqytet, ai ka zgjedhur t’u dalë në krah punonjësve, çka i ka kushtuar edhe postin si numri 2 i Kadastrës Vlorë.

Momenti kur Shehaj largohet nga zyra u shoqërua me lot dhe përqafime./BW