Jakub Myszor nuk ka pritur më gjatë pas largimit nga Teuta dhe është prezantuar nga Gornik Leczna. Klubi në fjalë është pjesë e kategorisë së dytë në Poloni.
Sulmuesi anësor ka firmosur kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Kujtimet e 23-vjeçarit në Durrës nuk janë më të mirat e mundshme, ndërsa numëroi 13 paraqitje.
Kështu nga Teuta u largua si një nga dështimet e merkatos së verës. Tashmë duhet të arrijë objektivin mbijetesë me klubin polak, që mban vendin e fundit në renditje.





