Adriano nëpërmjet rrjeteve sociale denoncoi për një mashtrim të urryer që pësoi nëna e tij në Rio De Janeiro. Duke shfrytëzuar potencialin e Inteligjencës Artificiale për të klonuar identitetin e ish futbollistit, një mashtrues arriti të bindë nënën e Adrianos t’i japë 15 mijë reais(rreth 2400 euro) në një llogari rrjedhëse të rreme. Është ky një episod që vë në dukje, evolucionin alarmant të teknikave të deepfake, tashmë të afta për të manipuluar lidhjet afektive më të thella për qëllime kriminale.

Reagimi i Adrianos ishte i menjëhershëm: përmes një videoje që u bë virale, ish sulmuesi i Interit, qartësoi se nuk ka ndërruar kurrë numrin e telefonit dhe i bëri një ultimatum të fortë prej 24 orësh mashtruesit: ‘Me familjen nuk bëhet shaka, kthe paratë ose do të vij të të kërkoj-ishte fraza e fortë e Adrianos që dikur njihej si ‘Perandori’ duke paralajmëruar ndjekësit e tij që të tregojnë kujdes ndaj kërkesave të dyshimta, sidomos të atyre që përdorin teknologjitë vocale të falsifikuara.