Agjencia e Mbrojtjes Civile ka bërë një thirrje pë të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes nga situata meteorologjike për ditën e sotme dhe të nesërme. 

Strukturat e Emergjencave Civile njoftojnë se preken më së shumti disa nga qarqet e vendit teksa është rritur vëmendja për masat parandaluese.

Njoftim për vëmendje të shtuar

Bazuar në informacionet e #IGJEO dhe #SHMU, gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme priten reshje në disa qarqe të vendit, lokalisht intensive dhe të shoqëruara me shtrëngata.

Kërkohet rritje e vëmendjes dhe gatishmërisë nga strukturat e Mbrojtjes Civile dhe institucionet përgjegjëse në nivel vendor dhe qendror, për marrjen e masave parandaluese.

Bashkitë në zonat me risk më të lartë të forcojnë gatishmërinë operacionale dhe të ndjekin në mënyrë të vazhdueshme situatën në terren.

Prefekturat të përcjellin informacionin pranë bashkive dhe të raportojnë në kohë çdo situatë pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile.