Rreth 20 mijë tonë mallra në përpunim nga anijet tregtare të akostuara ditën e premte në portin e Durrësit.
7 anije tregtare të akostuara një ditë më parë në kalatat portuale, nga të cilat u përpunuan 19, 624 tonë mallra të llojeve të ndryshme .
Nga anija tregtare “MSC Tia” u shkarkuan 399 kontejnerë, e cila u bregëzua në molin 6 të portit detar.
Ndërkohë 6 anijet në proces përpunimi ndodhen në kalatat 1, 5, 11 nga të cilat u përpunuan çimento, skrap, llamarinë, flurit, gips, etj.
Gjatë fundjavës priten dhe 4 anije tregtare, të cilat do të përpunojnë mallra si xhama, bërsi soje, kontejnerë etj.